Ujëvarë pret një kujdestar të ri!

August 3rd, 2007

Së shpejti Ujëvarë do të ketë Petrikën për t”u marrë me mirëmbajtjën e websitit. Janë disa numra gati për të futur në http://ujevare.korcha.com, prandaj kërkojmë durim nga ana juaj. Gjatë muajve të fundit, updatet në software kanë vështirësuar ë & ç, dhe pa ata, dukja e faqes u keqësua, por edhe këto do të ndreqen kur të jetë Petrika në timon! Mirëardhsh, Petrikë!

Numri II i Revistës Ujëvarë

August 5th, 2005

ditët olimpike

vrapo garën për krishtin

saimir braho

një ëndërr që nuk mund të shkatërrohet kurrë

kosova

hakmarrje apo falje?

pitkini

konkurse

korçë

gati qendra

dëshmi

klea zenelaku

zemra zemrës

pasioni

ndikim global

qiriazi

faqe për fëmijët

Download Ujëvarë 2 Faqe 1 (Kapaku) - 100617 bytes




ose …

Download Ujëvarë 2 komplet - 2009107 bytes

Zëri i Polit

August 5th, 2005

Poli I dashur Lexues!

Lojërat olimpike këtë verë do të kthehen në rrënjët e tyre historike, në Greqi. Mijëra atletë do të mblidhen nga 13 deri më 29 gusht me shpresën për të fituar një medalje olimpike - maja që synon çdo atlet. Ata që do të fitojnë do t’i vlerësojnë këto çaste të lavdishme të jetës dhe do të mbajnë mbi supe krenarinë e madhe për kombin e tyre, por pak do t’i shohin ashtu siç i pa i ashtuquajturi ‘skocezi fluturues’ në lojërat olimpike të verës së 1924-ës, në Paris.

Përmbajtja e Numrit II Erik Lidëlli ishte djali i dy misionarëve skocezë në Kinë. “Besoj se Perëndia më ka krijuar për një qëllim dhe gjithashtu më ka bërë të shpejtë.” – tha ai. “Kur vrapoj ndjej kënaqësinë që Ai më jep.” Lexo pjesën tjetër të artikullit »

Pyetje & Përgjigje

August 4th, 2005

P&P zbulon Saimir Braho

Na trego pak për një çast të rëndësishëm në kthimin tënd te Krishti.

Saimir Braho Në vitet nëntëdhjetë e kisha ëndërr të bëhesha muzikant, si Bitëllsat, Rolling Stonsat apo Bob Dilani. Në moshën tetëmbëdhjetë vjeç fitova një çmim me grupin ‘Ritfolk’ dhe kështu ëndërra u bë realitet; jo në botë apo Evropë, por këtu në Shqipëri dhe për mua kjo nuk ishte diçka e vogël. Para kësaj askush nuk më njihte; tani njihesha kudo nga njerëz që më kërkonin autograf. Megjithatë, në 1997-ën u shkatërrua gjithçka. Lexo pjesën tjetër të artikullit »

Lajme: Korçë, Devoll dhe Kolonjë >>>

August 4th, 2005

church building Korçë

Përshpejtim ndërtimesh në Korçë >>>

Lexo pjesën tjetër të artikullit »

Dëshmi

August 4th, 2005

Klea

Doktori i klinikës ruse të syve në Tiranë, vështroi syrin e Kleas e më pas dosjen e saj. Nuk ishte i qartë. “S’kishte ç’të thoshte kur i përmenda fjalët e tij se vajza ime nuk do të shihte më përsëri, por ishte i prekur.” - thotë babi i Kleas, Mehmeti.

Gjashtë vjet më parë, në shtator 1998, Mehmet dhe Roza Zenelaku nga Ponçara, afër Bilishtit, vunë re se vajza e tyre, Klea, kishte një shenjë të vogël, të bardhë në qendër të syrit të djathtë. “Nuk kishte as temperaturë e as ndonjë sëmundje. Menduam se ndoshta e kishin marrë më sysh.” - thotë Mehmeti. Gjatë dy muajve në vijim vështrimi i saj u keqësua. Pas disa vizitave në Korçë ata e çuan Klean tek një specialist në Tiranë. Ai tha se vajza katër vjeçare ishte shumë e vogël për t’u operuar dhe kjo mund ta bënte syrin më keq. Lexo pjesën tjetër të artikullit »

Komente shoqërore – Diteo Tytymçe

August 4th, 2005

Diteo Lajme, Mars 2004: “Funerali i dy fëmijëve shqiptarë, vdekja e të cilëve shkaktoi një valë të re dhune në Kosovë, u krye qetësisht… Një valë e re dhune ka shpërthyer në Kosovë… Njoftohet se ka të vdekur… Kjo është vala më e rëndë e dhunës në Kosovë që prej kohës që NATO ndodhet atje… Organizmat ndërkombëtare fajësojnë shqiptarët për refuzimin e të drejtës ndaj komunitetit serb për të jetuar në siguri… Shqiptarët akuzojnë serbët për mosnjohje të kërkesave të tyre për pavarësi…”

Urrejtja dhe hakmarrja pushtuan Kosovën dhe hapën plagët “e vjetra” të shqiptarëve dhe serbëve. Lexo pjesën tjetër të artikullit »

Ndërkombetare

August 4th, 2005

‘Pasioni’ ka lënë ndikim anembanë globit

Në fokus: Kisha kineze rritet dhe përhapet drejt perëndimit < <<

Presidenti i Maqedonisë u lut për paqe

Download Ujëvarë 2 Faqe 8-9 - 227053 bytes

Frymëzim

August 4th, 2005

Gjerasim Qiriazi

Torchbearer Shumë herë kemi dëgjuar të flitet për Gjerasim Qiriazin, por pak e njohim karakterin e tij. Lexo pjesën tjetër të artikullit »

Fjala Sot

August 4th, 2005

Fjalë të hirshme

“Të folurit tuaj të jetë gjithnjë me hir…” Kolosianëve 4:6

Një legjendë thotë se dielli dhe era patën një ditë një debat se kush ishte më i forti. Kur një udhëtar po ecte përgjatë rrugës, ata vendosën t’i jepnin fund grindjes duke parë se kush do ta detyronte udhëtarin të hiqte xhaketën.

Download Ujëvarë 2 Faqe 11 - 77243 bytes
Lexo pjesën tjetër të artikullit »

Për Fëmijët

August 4th, 2005

Download Ujëvarë 2 Faqe 12-13 - 592745 bytes




Nën Kopërtinë

August 4th, 2005

FËMIJA I PAQES

Don Riçardson >>>

RASTËSIA E EVOLUCIONIT?

Me pak fjalë…

Reverend Fun

Reverend Fun

K o n k u r s

Download Ujëvarë 2 Faqe 14 - 149995 bytes




Progresi i Pitkinit

August 3rd, 2005

Pitkin I dashur z. Grimsdeill! Si shkon jeta në Angli? A e more letrën që të shkrova për personin që më ndihmoi me kartën e tij telefonike? U ndjeva shumë i turpëruar kur ai grisi pjesën e pasme të pantallonave në qendër të Korçës.

Tani do të të tregoj për një ditë pushimi. Këtu ka bërë shumë nxehtë, kështu që një fundjavë vendosa të shkoj në Pogradec. Lexo pjesën tjetër të artikullit »

Kapaku i Fundit

August 3rd, 2005

Faqe e fundit

    Fjalëkryq për Verë
    Recetë >>> Buding vere
    Shkallë Fjalësh
    Djegiet nga dielli >>> Nga Infermierja M. Van De Voorde
    Anglishtja për sharlatanët

Download Ujëvarë 2 Faqe 16 - 156158 bytes

Revista Ujëvarë Online Lexohet Këtu!

May 4th, 2005

Ujëvarë Nr. 1 - kapaku Në vitin 2004, levizje Ungjillore në rrethin e Korçës botoi numrin e parë të Revistës Ujëvarë. Tani edhe disa numra e tjerë u botuan. Nga fakti që numri i parë u shpërnda tërësisht, botuesi e ka sjellë këtu, për përdorim vetjak të njerëzve, sidomos Shqiptarëve, në tërë botën.

Download Ujëvarë Nr 01 Prill-Qershor 2004 Komplet - 1.9mb

ose …

Download Ujëvarë Nr 01 Prill-Qershor 2004 F. 1 - 155k

Përmbajtja e Revistës së parë

May 4th, 2005

Zëri i Polit

I dashur Lexues! table of contents revista 1 Mirë se erdhe në botimin e parë të Ujëvarë-s. Shpresoj se do të kënaqesh ndërsa e lexon dhe do të frymëzohesh nga disa prej shkrimeve të dhëna nga kontribuesit tanë. Gjithashtu shpresoj që të gjesh edhe pak argëtim për të të sjellë një buzëqeshje. Na u deshën dy vjet përgatitje për të botuar atë që dikur ishte vetëm një ide. Zoti ka udhëhequr dhe ka siguruar nëpërmjet besimtarëve me zemër të madhe në Angli. Dëshira e tyre është që të të ofrojë diçka nga larg si shërbim. Megjithatë, kjo nuk është revista e tyre; është e jotja. Lexo pjesën tjetër të artikullit »

Pyetje & Përgjigje

May 4th, 2005

P&P zbulon Toni Gogun

Na trego pak për punën tënde.

Toni Gogu në zyrë Titulli im është ‘Kancelar’ në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, gjykata më e madhe në Shqipëri. Këtu punojnë 50 gjykatës që merren me trajtimin e çështjeve dhe provave. Merremi me pothuajse 7000 çështje civile dhe 1500 – 2000 çëshjte krimi në vit. Përveç kanselarit, jam gjithashtu edhe administrator i gjykatës për punën e përditshme të personelit. U shërbejmë gjykatësve dhe proçeseve gjyqësore. Unë merrem me mbikqyrjen e rasteve duke u siguruar për marrjen e tyre nga ana e gjykatësve në kohën e duhur, me personelin, burimet financiare si edhe me arkivat e gjykatës.

Përse është administrimi i ligjit i rëndësishëm në sytë e Perëndisë? Lexo pjesën tjetër të artikullit »

Lajmë: Korçë, Devoll & Kolonje

May 4th, 2005

Qëllimi i kësaj shkolle është inkurajimi i besimtarëve në njohjen personale të Zotit Jezu Krisht, zhvillimi i disiplinave personale të studimit, kuptimit dhe komunikimit të mesazhit të Biblës, si edhe pajisja për një shërbesë të krishterë.

Të rinjtë në Korçë

Diçka mahnitëse ka ndodhur brenda takimit të të rinjve këto 3-4 vitet e fundit në kishën e Korçës. Lexo pjesën tjetër të artikullit »

Dëshmi: Zhani

May 4th, 2005

Zhaneta Quhem Zhaneta Dashi. Për shumë vjet kam punuar në qendrën sanitare (laboratorin bakteriologjik) në rrugën “10 Korriku”, Korçë. Isha doktoreshë patologe e specializuar për tuberkulozin. Lexo pjesën tjetër të artikullit »

Ku Mund të Gjej Lumturinë?

May 4th, 2005

Komente Shoqërore – Arjan Larashi

Arjan Larashi

Është një pyetje që mundon shpirtrat e njerëzve. Shumë idealistë, filozofë, politikanë, sociologë, shkencëtarë, etj., i përgjigjen kësaj pyetje sipas profilit të tyre. Po cila është përgjigjja e kësaj pyetjeje? Nuk e di se ç’mund të thuash ti, lexues i dashur! Po si do t’i përgjigjeshin kësaj pyetjeje “fatkeqët” e tragjedisë së 9 Janarit pranë brigjeve të Karaburunit para se të ndodhte tra-gjedia? Të gjithë pamë në televizor pamjet rrënqethëse kur njëmbëdhjetë të mbijetuarit dëshmonin për ndo-dhinë: lot, klithma, asfiksi dhe përqafime. Njëzet e një të vdekur dhe shtatë të humbur. Të afërmit që prisnin në port nuk do të pranonin kurrsesi të shihnin trupat e të afërmve të tyre të shtrirë në barrelat transportuese të vdekjes. Askush nuk do ta dëshironte të njëjtën gjë për të afërmit e vet ose për vetveten. Po çfarë i shtyu këta njerëz të merrnin një “aventurë” të tillë, nëse mund ta quajmë kështu? Lexo pjesën tjetër të artikullit »