Ku Mund të Gjej Lumturinë?
Komente Shoqërore – Arjan Larashi

Është një pyetje që mundon shpirtrat e njerëzve. Shumë idealistë, filozofë, politikanë, sociologë, shkencëtarë, etj., i përgjigjen kësaj pyetje sipas profilit të tyre. Po cila është përgjigjja e kësaj pyetjeje? Nuk e di se ç’mund të thuash ti, lexues i dashur! Po si do t’i përgjigjeshin kësaj pyetjeje “fatkeqët” e tragjedisë së 9 Janarit pranë brigjeve të Karaburunit para se të ndodhte tra-gjedia? Të gjithë pamë në televizor pamjet rrënqethëse kur njëmbëdhjetë të mbijetuarit dëshmonin për ndo-dhinë: lot, klithma, asfiksi dhe përqafime. Njëzet e një të vdekur dhe shtatë të humbur. Të afërmit që prisnin në port nuk do të pranonin kurrsesi të shihnin trupat e të afërmve të tyre të shtrirë në barrelat transportuese të vdekjes. Askush nuk do ta dëshironte të njëjtën gjë për të afërmit e vet ose për vetveten. Po çfarë i shtyu këta njerëz të merrnin një “aventurë” të tillë, nëse mund ta quajmë kështu? Mos ndoshta bregu i përtejmë ishte “bregu i lumturisë”? Dikush, ndoshta shkonte për t’u takuar me fëmijët e vet, dikush për t’u punësuar, dikush për të bërë një jetë të lirë dhe plot aventura. Të gjithë kishin thurrur ëndërra për t’i realizuar në anën tjetër të detit. Po çfarë ndodhi? Duke kërkuar lumturinë u gjend vdekja. Lumturia mbeti një ëndërr e parealizuar. Sa do të dëshiroja që të gjithë ne të mund të gjenim lumturi-në e vërtetë! Po ku mund ta gjejmë?
Çdo njeri, gjatë jetës së tij, vrapon drejt lumturisë me shpresën se do ta kapë një ditë. Qëllimi është shumë i mirë, por ai kurrë nuk do të arrijë fundin me fuqitë e veta. Në fakt, unë do të thoja se ky është një vrapim i verbët që bëhet nga atletë të verbër. Bibla e quan këtë përpjekje “përpjekje për të kapur erën”. A mund të kapim me duart tona erën ose ajrin? E pamundur!
Nëse ti pretendon se tek paraja është vendi i lumturisë, shumë shpejt do të zhgënjehesh dhe do të ngelesh bosh në shpirt. Po kështu do të zhgënjehesh nëse quan lumturi arritjet në karrierën tënde, të pasurit e një shtëpie të mrekullu-eshme, jetesës në një shtet që e preferon apo të bërit e çdo lloj qejfi. Ato janë thjesht përjetime të gëzueshme emocionale që kalojnë shpejt dhe pasohen me trishtime dhe zhgënjime - nuk janë një lumturi e thellë, pavarësisht nga rrethanat. Në ungjill thuhet: “Ç’dobi do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbasë shpirtin e vet?” A do të përjetoje lumturinë nëse e gjithë bota do të ishte e jotja e më pas shpirti yt të jetojë në humbje të përjetshme? Sipas Biblës e vetmja gjë që mund ta bëjë njeriun të lumtur është Krishti në zemrën e tij. Anija e Krishtit nuk mbytet kurrë edhe sikur deti të ketë dallgë të fuqishme. Nëse lundron me Të, shpirti yt do të udhëtojë drejt bregut të lumturisë së vërtetë.

July 16th, 2005 at 11:28
[…] Komente shoqërore 7 […]