Lajmë: Korçë, Devoll & Kolonje

Qëllimi i kësaj shkolle është inkurajimi i besimtarëve në njohjen personale të Zotit Jezu Krisht, zhvillimi i disiplinave personale të studimit, kuptimit dhe komunikimit të mesazhit të Biblës, si edhe pajisja për një shërbesë të krishterë.

Të rinjtë në Korçë

Diçka mahnitëse ka ndodhur brenda takimit të të rinjve këto 3-4 vitet e fundit në kishën e Korçës. “Në vitin 2001 mora përgjegjësinë për drejtimin e takimit,” – thotë Leonard Melesini, pastor i të rinjve në këtë kishë. “Ishin 4 apo 5 pjesëmarrës ndërkohë që më parë vinin 10-15 të tillë.” Duket qartë: ishte kohë krize. U deshën të filloheshin miqësi të reja; këto kërkonin kohën e tyre. Dramat, të pëlqyera nga të rinjtë, u futën si pjesë e programit. Për të rinjtë jepeshin edhe mësime kitare. Organizimi filloi të …

A e mban mend?

Maj, 5 vjet më parë. Meti, një djalosh nga Kosova, erdhi në Ersekë gjatë krizës Kosovare në 1999. Ndodhi që Sali Berisha erdhi për vizitë tek Kopshti i fëmijëve, ku kisha po kujdesej për rreth 200 refugjatë….

Më vonë, Zoti punoi shumë brenda meje. Zemra filloi të ndryshojë. “Nëse më ndjek, bekimet e mia do të derdhen mbi ty,” – dëgjova të më thoshte. Kam punuar shumë me krahët dhe forcën time, por s’e vija shumë mendjen në punë. “Je dembel!” – më tha Zoti. Kjo ishte e vështirë….

f. 4-5

Download Ujëvarë Nr 01 Prill-Qershor 2004 F. 4-5 - 201k

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.