Përmbajtja e Revistës së parë
Zëri i Polit
I dashur Lexues!
Mirë se erdhe në botimin e parë të Ujëvarë-s. Shpresoj se do të kënaqesh ndërsa e lexon dhe do të frymëzohesh nga disa prej shkrimeve të dhëna nga kontribuesit tanë. Gjithashtu shpresoj që të gjesh edhe pak argëtim për të të sjellë një buzëqeshje. Na u deshën dy vjet përgatitje për të botuar atë që dikur ishte vetëm një ide. Zoti ka udhëhequr dhe ka siguruar nëpërmjet besimtarëve me zemër të madhe në Angli. Dëshira e tyre është që të të ofrojë diçka nga larg si shërbim. Megjithatë, kjo nuk është revista e tyre; është e jotja. Shpresoj që të prekë shqetësimet e tua dhe të jetë shkruar nga ty. Ne presim me dëshirë idetë e tua. Revista ndodhet në duart e tua edhe prej punës së bërë nga Petrika Dhimo dhe Florant Metko, ku përkthimet dhe idetë e tyre kanë qënë një ndihmë e madhe. Gjithashtu ti mund të lexosh edhe shkrimet e tyre në brendësi…
Pasqyra
- Lajme - Korçë, Devoll, Kolonjë 4-5
- Dëshmi 5-6
- Komente shoqërore 7
- Zemra zemrës 7
- Ndërkombëtare 8
- Mësime dhe frymëzime 9-10
- Faqe për fëmijët 12-13
- Libra dhe konkurse 14
- Humor 15
- Mozaik & recetë 16
- Anglishtja për sharlatanët 16
