Pyetje & Përgjigje

P&P zbulon Toni Gogun

Na trego pak për punën tënde.

Toni Gogu në zyrë Titulli im është ‘Kancelar’ në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, gjykata më e madhe në Shqipëri. Këtu punojnë 50 gjykatës që merren me trajtimin e çështjeve dhe provave. Merremi me pothuajse 7000 çështje civile dhe 1500 – 2000 çëshjte krimi në vit. Përveç kanselarit, jam gjithashtu edhe administrator i gjykatës për punën e përditshme të personelit. U shërbejmë gjykatësve dhe proçeseve gjyqësore. Unë merrem me mbikqyrjen e rasteve duke u siguruar për marrjen e tyre nga ana e gjykatësve në kohën e duhur, me personelin, burimet financiare si edhe me arkivat e gjykatës.

Përse është administrimi i ligjit i rëndësishëm në sytë e Perëndisë?

Kur studioja ligjin në Universitetin e Tiranës, na duhej të paraqitnim një studim në fund të vitit të katërt. Isha plotësisht i mahnitur pas Dhjatës së Vjetër dhe librave të ligjit. E prezantova këtë tek profesorët e mi të cilët më çuditën paksa. Ata thanë: “Nuk e dinim se Bibla ishte një libër ligji!” Në Fjalën e Perëndisë tregohet se Ai është i interesuar për ligjin. Kjo, për arsye se Ai është një Perëndi i rregullit, që e do drejtësinë dhe urren të keqen. Besoj se kur gjykatat dhe institucionet shtetërore përdoren për qëllimin që i krijoi Perëndia, ato bëhen instrumente të mira në duart e shoqërisë.

Mund të na thuash një moment kyç në afrimin tënd tek Krishti?

Në 1991, viti i ‘revolucionit të ndryshimeve’, unë isha pjesë e lëvizjes studentore. Isha në qytetin prej edhe nga vij, Berati dhe kisha një takim të mrekullueshëm me disa njerëz nga Britania e Madhe. Më vonë kuptova se ata ishin një skuadër që shpërndanin ilega-lisht Bibla. Më dhanë një me shpresë se do ta lexoja, por me krenari u tregova atyre se isha ateist. Mbajtëm një korrespondencë, por dëshira ime ishte vetëm që të mësoja anglisht. Megjithatë, duke lexuar Biblën, personi Jezuit më rrëmbeu plotësisht. Nuk ishte fetar, por fliste për vlera shpirtërore dhe një mbretëri frymore. Këtu filloi udhëtimi im.

Si duhet të ndikojë besimi i një të krishteri në mënyrën e mbajtjes së përgjegjësisë profesionale?

Për këtë nuk kam ndonjë recetë; jam akoma në kërkim. Në këto dy vitet e fundit ka patur një betejë në jetën time, duke kaluar nga një shërbesë me kohë të plotë, në jetën e vërtetë të një gjykatësi. Ishte e vështirë të kuptoja se ku mbaron shenjtërimi dhe ku fillon shekullarizmi. Nga sa kuptoj tani për Mbretërinë e Perëndisë, nuk ka një vijë të qartë. Besimi i krishterë përfshin gjithçka, dhe në të njëjtën kohë duhet të jetojmë në një botë shekullare. Më duhej ta kuptoja se adhurimi është pjesë e punës sime të përditshme dhe gjithashtu ta adhuroja Atë në një mënyrë tjetër nga ajo e këndimit të këngëve të krishera. Tani e shoh gjykatën si kishën time. Nuk po them se i këshilloj sekretarët dhe gjykatësit në çështje shpirtërore, por së pari shtroj një model shërbimi dhe profesionalizmi.

A mund të na thuash tri virtyte që vlerësoni në udhëheqjen e krishterë?

Janë ato që do t’i dëshiroja edhe vetë: shërbimi, vizioni dhe fuqizimi i të tjerëve.

Çfarë është një gjë e mirë që Perëndia ka bërë për ty javën që sapo shkoi?

Nëna ime ka qënë e shtruar në spital në një situatë shumë të vështirë. Kam qënë duke punuar deri në 10 të darkës dhe nuk isha në gjendje të shihja familjen time. Ai më ka dhënë fuqi për të punuar orë të gjata dhe jam i ndërgjegjshëm për hirin e Tij – dashurinë që nuk e meritoj, por që është aty çdo ditë; e re, e freskët dhe e paprishshme.

Çfarë të bën të ecësh në shtegun e Krishtit?

Në fakt, kohët e fundit kam qënë duke ecur në një periudhë të errët të jetës sime shpirtërore. Kur kaloj nëpër kohëra të tilla, nuk mund të largohem prej kryqit. Atje më shkon mendja. Është vendi ku unë dhe ai kemi shkëmbyer shumë gjëra: të keqen time me të mirën e Tij, krenarinë me përulësinë, poshtërimin me lavdinë dhe zhgënjimin tim me shpresën e Tij të mrekullu-eshme. Kjo më bën të vazhdoj.

Në Modë

Popullariteti i “Krasta Show & Ethet”, në Shqipëri, mund t’u hapë rrugën programeve të ardhshme televizive. Çdo javë, njerëz të pashpresë me talent, si edhe njerëz që mund të qëndronin më mirë në shtëpi se sa të tregonin prezantimin e tyre qesharak, mbajnë vëmendjen tonë zgjuar. Edhe sa kohë do të duhet që realitete të tjera ndërkombëtare të sukseshme televizive të vijnë këtu? “Vëllai i Madh”, pasi filloi në Angli, u përhap nga Spanja deri në Izrael. Ideja është të marrësh një grup njerëzish dhe t’i vendosësh në një shtëpi, ku do të jetojnë bashkë për shumë javë. Kamera televizive i filmojnë 24 orë në ditë. Teleshikuesit shikojnë gjithçka që ndodh ndërkohë që organizuesit u vendosin atyre sfida dhe votim publik për t’i eleminuar deri sa mbetet një, fituesi.

Shpesh kjo është e pakëndshme, sepse shpalos ‘realitetin’ e sjelljes njerëzore: standarte të dobëta morale, përfshirë një gjuhë të keqe. Sidoqoftë, rezultat i çuditshëm doli kur të krishterët e fituan atë në dy vende të ndryshme.

Në versionin anglez, Kameron Stout, tregëtar peshku nga ishujt veriorë të Skocisë, tregoi besimin e tij të krishterë. Ai mbante një byzylyk me mbishkrimin “WWJD”. Ai ruajti vetëkontollin me pijet dhe fliste se si Psalmet e ngushëlluan në kohë vështirësish. Besimet e tij, jo shumë të pranuara në Angli, se seksi para martese dhe homosekzualizmi janë të gabuara, bënë që organizuesit të përpiqeshin ta zinin në kurth me pyetje për moralin. Fakti që ai i qëndroi besnik vetes, bëri që publiku të votojë për të. Ai fitoi kundër rivalëve më të sofistikuar.

faqe 3

Kur “Projekti Y”, i versionit izraelit, vendosi një palestinez të krishterë në një shtëpi plot me izraelitë judenj, nuk u duk ide e mirë. A do t’i rezistonte dot vdekjes, pa kush pyeste për të fituar? Por, Firas Houri u votua nga teleshikuesit, kryesisht judenj, si më i pëlqyeri. Po kaq i pëlqyeshëm e pa paragjykime ishte personaliteti i Hourit.

Çfarë tregon kjo? Ndoshta që realiteti i Krishtit është vërtet tërheqës kur ndriçon në jetën e besimtarit të vërtetë. Një gjë është e sigurt: nëse tundohesh për të hyrë në këto spektakle, të shfaqura për 24 orë në ditë, do të shfaqet vërtet se kush je.

Download Ujëvarë Nr 01 Prill-Qershor 2004 F. 3 - 78k

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.