Zëri i Polit

Poli I dashur Lexues!

Lojërat olimpike këtë verë do të kthehen në rrënjët e tyre historike, në Greqi. Mijëra atletë do të mblidhen nga 13 deri më 29 gusht me shpresën për të fituar një medalje olimpike - maja që synon çdo atlet. Ata që do të fitojnë do t’i vlerësojnë këto çaste të lavdishme të jetës dhe do të mbajnë mbi supe krenarinë e madhe për kombin e tyre, por pak do t’i shohin ashtu siç i pa i ashtuquajturi ‘skocezi fluturues’ në lojërat olimpike të verës së 1924-ës, në Paris.

Përmbajtja e Numrit II Erik Lidëlli ishte djali i dy misionarëve skocezë në Kinë. “Besoj se Perëndia më ka krijuar për një qëllim dhe gjithashtu më ka bërë të shpejtë.” – tha ai. “Kur vrapoj ndjej kënaqësinë që Ai më jep.” Eriku vrapoi për lavdinë e Perëndisë. Ai kishte një stil të pazakontë, me gjunjët që i ngrinte deri te mjekra dhe kokën drejt qiellit. Kur njerëzit e pyesnin se si e dinte ku ishte vija e finishit, ai përgjigjej: “Zoti më drejton.” Shquhej për 100 metërshin. Kur dëgjoi se gara kualifikuese për këtë ngjarje ishte të dielën, shtangu në vend. Megjithatë, deklaroi i vendosur: “Unë nuk do të vrapoj.” Lidëlli e respektonte të dielën si një ditë të shenjtë, të veçuar për Zotin dhe vendosi ta nderonte mbi dëshirën e tij për arritje personale. Ndërkohë që predikoi në një kishë në Paris, atë të dielë dikush nga shokët e skuadrës i zuri vendin për të marrë medaljen e artë për të cilën Lidëlli ishte pretendenti kryesor.

Pas tre ditësh, Lidëlli mori medaljen e bronztë në 200 metërsh. Kur hyri në garën e 400 metërshit askush nuk e preferoi. Lidëlli shtrëngoi duart me finalistët e tjerë konkurrentë dhe u përgatit për garën e jetës së tij. Ai vraponte me kokën e ngritur lart që i lëkundej sa andej këtej. Vrapoi kaq shpejt saqë ishte pesë metra para ndjekësit të tij më të afërt dhe vendosi rekord botëror prej 47.6 sekondash. Kishte nderuar Perëndinë duke i dhënë Atij prioritet. Perëndia e nderoi me medaljen e artë për të cilën kishte qenë i përgatitur të sakrifikonte.

Vitin në vijim, Lidëlli u kthye në Kinë për të punuar si misionar. Qëndrimi i tij ndaj jetës ishte ‘plotësisht i dorëzuar’ te Krishti. Vdiq në një kamp burgimi japonez, në 1945, duke i shërbyer Zotit të tij. Për të vajtoi gjithë Skocia.

Ditrish Bonhofer (1906-1945)

Fjalët e orës

Download Ujëvarë 2 Faqe 2 - 125894 bytes

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.