Qendra e Revistës Ujëvarë Online

Në vitin 2004, levizje Ungjillore në rrethin e Korçës botoi numrin e parë të Revistës Ujëvarë. Tani edhe disa numra e tjerë janë botuar. Nga fakti që numri i parë u shpërnda tërësisht, botuesi e ka sjellë këtu, në formën elektronike, për përdorim vetjak të njerëzve, sidomos Shqiptarëve, në tërë botën.

Revista ‘Ujëvarë’

‘Ujëvarë’ është një revistë e krijuar për të inkurajuar besimin e Krishterë të besimtarëve në një grup kishash ungjillore në Jug-lindorën e Shqipërisë. Të gjithë mund ta lexojnë. Ajo përmban artikuj të shkruar nga stafi dhe kontribues e tjerë nga kisha lokale, dhe pjesa të përkthyera me leje nga burime ndërkombetarë. Botohet katër herë në vit: Pashkë, verë, vjeshtë, dhe Krishtlindje.

Ujëvarë Nr. 1 - kapaku

Historia

Ujëvarë filloi në Janar, 2004, dhe ka si qendër Korçë, Shqipëri. Ajo realizohet me bashkëpunimin e pesë kishave kryesore në Korçë, Kolonjë dhe Devoll, dhe shpërndahet midis grupeve të tjerë që dalin nga shërbesat e këtyre kishave, si dhe në vendet e tjerë. Ka si qëllim t’u shërbëjë besimtarëve Shqiptar dhe t’u japë atyre një vend ku mund të marrin trajnim dhe të shprehin zërat e tyre si të Krishterë Shqiptar. Opinionët që ndahen brenda saj pasqyrojnë mendimet e shkrimtarëve individual. Një ekip redaktorësh shqyrton revistën para se të botohet.

Ujëvarë në versionin PDF

‘Ujëvarë’ pdf-ët (Portable Document Format, nga Adobe), mund të lexohet on-line, të merret me download, dhe një kopje mund të printohet falas për lexim vetjak jashtë internetit, megjithëse cilësia e kopjeve kufizohet në mënyrën elektronike, kështu që nuk mund të krahasohet me cilësinë e revistës të botuar. Nuk mund të shpërndahet lirisht në këtë formë. Falëminderit për respektin tuaj në këtë çështje. Për të lehtësuar vlerësimin e revistës për ju që futen në internet me Dial-up, çdo faqe mund të merret me download individualisht (kur 2 faqe bashkohen, si për shëmbull, lajmët për Korçë, Kolonjë dhe Devoll, mbajmë të dy faqet të lidhur). Nëse keni lidhje të shpejtë, ndoshta është më mirë ta merrni gjithë numrin menjëherë (afërsisht 2 mb për çdo numër të revistës). Mund ti gjeni këto në pjesën me titull Download-ët, ose në shumicën e rastëve, çdo artikull ka një link për ta marrë atë faqe. Nëse doni, mund të rregjistroheni me emër dhe adresën elektronike e-mail, kështu që mund të lini komente, duke filluar një farë dialogu me botuesin. Së shpejti do të kemi edhe një libër vizitë për ata që dëshirojnë të komunikojnë me botuesin, dhe të informoheni kur të vendosim çdo numër tjetër online. (Duke u varur nga mënyra e zbatimit të të drejtave të autorit, me kod, ju duhet të paktën versioni 4.0 të Adobe Reader, i cili mund ta merrni falas nga adobe.com.)

Porosira Revistash Ujëvarë

Numrat e fundit (të paktën, katër prej tyre), gjenden vetem të botuar, jo online, por mund të sillen këtu më vonë (afërsisht një vit pas botimit). Ju mund të sikoni kapakët e numrave e tjerë. Një sasi mbahet në magazinën e revistës, kështu që ju mund të bëni porosi për një numër të arsyëshem revistash.

Çdo kopje kushton (për lexuesit ndërkombëtarë, mund të ketë ulje me një sasi të konsiderueshme kopjesh): Shqipëria - 40 Lek Evropa – 1 Euro UK - 50p Sh.B.A. - 1 dollar

Plus shpenzime të postës

Redaktori - Poli Alkazraji. ujevare1@yahoo.com

Shpresojmë se do të kenaqeni me leximet. Zoti ju frymëzoftë në shërbimin e Tij!

Botime e tjerë për besimtarët Shqiptar përfshijnë: http://www.udhetimi.com dhe Jehona (prisni detajet për kontakt me Jehonën)